BotaTopLajm

Betejë dhëmb për dhëmb Trump-Biden se kush kap 270 vota. Deri tani Biden 224 vota, kurse Trump 213

Në SHBA vazhdon e ashpër beteja mes Donald Trump dhe Joe Biden. Deri në këto momente, sipas CNN kandidati Joe Biden udhëheq me 225 vota elektorale. Trump ka 213.

Numrat ndryshojnë nga çasti në çast.

Lufta mbetet kush kap 270 vota elektorale.

Fituesi i garës presidenciale duhet të marrë 270 vota elektorale për t’u shpallur President.

Së fundmi, pas numërimit të fundit të votave elektorale, demokrati Joe Biden ka rikthyer epërsinë sa i përket votës elektorale, ku aktualisht ka 225 vota elektorale dhe i duhen edhe 45 vota  për t’u shpall president i SHBA-së. Në anën tjetër, Donald Trump aktualisht ka 213 vota elektorale pasi fitoi në Texas dhe Montana. Presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të jetë kandidati që do t’i fitojë 270 vota elektorale.

Ndërkohë në një dalje publike për mediat, Donald Trump hodhi akuza se po vidhen votat, ku edhe shpalli ‘fitoren’ e tij, megjithëse votat vijojnë të numërohen. Madje Trump kërkoi që Gjykata Supreme të ndërhyjë e të ndalojë procesin e votimit

“Rezultatet e sotme janë fenomenale. Janë hedhur vota në orën 4 të mëngjesit, është e turpshme. Gjykata Supreme të ndërhyjë e të ndalojë procesin e votimit. Jemi shumë para në vota, ata nuk kanë mundësi të na tejkalojnë! Kjo është grabitje e popullit amerikan.” tha Trump.

Related Articles

Back to top button
Close
Close