
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot do të marrë pjesë në hapjen e qendrës distributive të kompanisë Jus Mb në Komunën e Sarajit.
Siç paralajmëroi Ministria e Ekonomisë, krahas Bekteshit, në ngjarje do të flasin edhe kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.