LajmeRajon

Minatori i Trepçës: Që 24 vite kemi marrë premtime që nuk janë realizuar asnjëherë, punojmë në kushte ekstreme

“Që 24 vite ne si Sindikatë e Minatorëve dhe si minator i kemi adresu kërkesat vazhdimisht por asnjëherë nuk janë realizuar. Kemi marrë vetëm premtime dhe përfundimi nuk janë realizuar asnjëherë”, deklaroi minatori, Gani Osmani.  Teksa ka shtuar se brenga kryesore e minatorëve është marrja e pagës dhe jo kushtet e vështira dhe shkeljet e të drejtave të punëtorëve që kanë.

Osmani u shpreh se shëndeti i minatorëve është shkatërruar pasi që kushtet e punës janë “ekstreme” dhe ka rreziqe të pa parashikuara vazhdimisht.

“ Që 24 vite ne si Sindikatë e Minatorëve dhe si minator i kemi adresu kërkesat vazhdimisht por asnjëherë nuk janë realizuar. Kemi marrë vetëm premtime dhe përfundimi nuk janë realizuar asnjëherë. Shkeljet e të drejtave të punëtorëve bëhen ekstrem tek Trepça;  Kushtet janë të vështira, kushte ekstreme, temperature të larta, lagështi të tepërt të ajrit, ka rreziqe të pa parashikuara, ka ende gazra dhe tymra që lirohen nga mjetet e rënda, nga diegje të brendshme, kamiona ngarkuese me diegie të brendshme. Prodhimi është rritur por shëndeti i minatorëve e kanë shkatërruar. Çdo minator që punon në horizontin e tillë kanë probleme me mushkëri”, deklaroi Osmani.

“Punëtorët dhe minatorët kërkojnë ngritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës. Minatorët janë të detyruar kërkojnë pagën e tyre që kanë punuar për një muaj. Në vend që me kërku përmirësim të kushteve, minatorët kërkojnë pagat e tyre”, vijoi Osmani.

Osmani u shpreh se bashkëpunimi mes minatorëve dhe Bordit Drejtues dhe Kryeshefit Ekzekutiv është zero dhe nuk ka ndonjë adresë për të iu drejtuar me kërkesat qoftë për pagë apo kushtet e punës.

“Minatori hyn në minierë me kohëm, e han pluhurin, rrezikun dhe punon. Realizon planin që e ka. Mjetet janë të stërvjetëruara, teknologji mbi 50vjeçare. Brenga e minatorëve nuk është rreziku nga lart ose ndonjë shembje, por nga data 25 ka brengë se a do të ketë page ose jo. Rroga e qershorit nuk është marrë, tash edhe në korrik akoma nuk ka page.Gjendje katastrofale tek minatorët. Nuk kemi as informim nga Kryeshefi Ekzekutiv, as nga Bordi I Trepçës.Minatorët nuk kanë ndonjë informacion”.

Ndryshe, Minatorët e Trepçës janë ankuar se ende nuk e kanë marrë pagën e muajit qershor, ndërsa jemi në fund të korrikut.

Kështu ka bërë të ditur Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës teksa ka shprehur shqetësimin për neglizhencën e treguar nga qeveria, ministria dhe bordi i ndërmarrjes.

Në një njoftim në Facebook, Sindikata ka theksuar se interesi për fatin e minierës dhe minatorëve është në nivelin zero, dhe premtimet janë vetëm fjalë boshe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close