LajmeRajon

Minatorët e Trepçës ankohen se ende nuk e kanë marrë rrogën e qershorit

Minatorët e Trepçës janë ankuar se ende nuk e kanë marrë pagën e muajit qershor, ndërsa jemi në fund të korrikut.

Kështu ka bërë të ditur Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës teksa ka shprehur shqetësimin për neglizhencën e treguar nga qeveria, ministria dhe bordi i ndërmarrjes.

Në një njoftim në Facebook, Sindikata ka theksuar se interesi për fatin e minierës dhe minatorëve është në nivelin zero, dhe premtimet janë vetëm fjalë boshe.

“Një qasje e tillë refuzuese ndaj ndërmarrjes Trepça Sh.A dhe minatorëve, duke i lënë të njëjtit buzë humnerës dhe duke ia pamundësuar ekzekutimin e pagave gati për dy muaj nën këto kushte të rënda financiare të minatorëve, përbën shqetësim serioz dhe sfidë që kërkon zgjidhje të menjëhershme,” thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Sindikata gjithashtu ka paralajmëruar për rrezikun që minatorët mund të kërkojnë zgjidhje tjera ose të migrojnë jashtë vendit, nëse situata vazhdon kështu.

“Fatkeqësisht ndoshta ky edhe është qëllimi dhe dëshira e disave! Jeni duke i përbuzur minierën dhe minatorët, një ditë do i kërkoni!”, thuhet në përfundim të njoftimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close