
Nora Gjakova e pa fat, eliminohet nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, është eliminuar nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ . Ajo pasoi humbje në kategorinë -52 kilogramë.
Kundërshtarja e Gjakovës ishte xhudistja mongoleze Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Akil Gjakova e nis me fitore, mposht brazilianin Daniel Cargnin
Akil Gjakova e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo.
Ai ka mposhtur brazilianin Daniel Cargnin, duke kaluar në rrethin tjetër. Gjakova e ka mposhtur brazilianin me Ippon.



