LajmeRajon

Mimoza Kusari i përgjigjet Arben Gashit e opozitës: Po mundoheni të ndryshoni rezultatin zgjedhor, s`keni vota më shumë

Debati për ose kudër themelimit të komisionit hetimor për energji po vazhdon në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Pas deklarimeve të shefave të grupeve parlamentare, kryetar i Kuvendit sërish ka lejuar edhe njëherë shefat e grupeve parlamentare që të deklarohen për këtë çështje.

E para ka folur Mimoza Kusari Lila.

Ajo i është përgjigjur akuzave të Arben Gashi për mohim të demokracisë brenda Kuvendit.

“ Me lejoni që për opinionin publik të sqaroi se GP i VV-së nuk e pengon punën e Kuvendit… po sigurohemi për ligjshmëri të një procesi e ku po tentohet të ndryshohet rezultati i zgjedhjeve nga opozita, s`keni vota më shumë qaq i keni’, tha ajo ndër të tjera.

Sipas saj opozita “vetë është bllokuar” qysh në fillim për nismën për themelimin e komisionit hetimor për energji.

“Neni 10 thotë “ Kryesi i Komisionit emërohet nga Kuvendi , zgjidhet nga njëri grup parlamentar që nuk është iniciues i nismës për komision dhe nuk i përket koalicionit qeverisës”, ka thënë ndër të tjera ajo

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close