LajmeRajon

Milaim Zeka suspendohet nga puna në RTK

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka marrë vendim për suspendim të përkohshëm nga puna të gazetarit Milaim Zeka.

Në vendim thuhet se Zeka suspendohet përkohësisht nga puna.

“I punësuari z.Milaim Zeka, i sistemuar në vendin e punës Producent Ekzekutiv/Programi satelitor/Udhëheqësia e programit satelitor, me kontratë pune për kohë të pacaktuar, suspendohet përkohësisht nga puna, të punësuarit i takon e drejta e kompensimit në pagë në lartësi prej 50%”.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Administrata e RTK-së me datë 28.01.2022, është njoftuar me shkrim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se ndaj të punësuarit z.Milaim Zeka, janë të konfirmuara 3 aktakuza dhe dy raste të tjera janë në proces./Reporteri/

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close