LajmeMaqedoni

Mijëra vizitorë kanë pritur Vitin e Ri në Ohër dhe Strugë, turistët të kënaqur nga organizimi

Vizitorë nga Maqedonia dhe rajoni e kanë pritur Vitin e Ri në Ohër dhe Strugë. Turistët u shprehën të kënaqur me organizimin.

Mijëra mysafirë nga Maqedonia dhe rajoni e kanë pritur Vitin e Ri në Ohër dhe Strugë. Disa prej tyre festuan në sheshin e qytetit në Ohër, me fishekzjarrë dhe muzikë. Festë kishte edhe në hotelet e qytetit ku mysafirët më të shumtë ishin nga Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.

 

“Vijmë shumë shpesh, atmosfera është e mrekullueshme, më mirë se kudo”, u shpreh një turist.

 

“Janë përmbushur pritjet e mia, sepse Ohri është i gjallë 365 ditë në vit dhe ky është vetëm sinjal i vogël se kushdo që dëshiron ta shohë Ohrin në dritën e tij të plotë, është i mirëpritur. Keni mysafirë nga jashtë dhe mërgimtarë tanë. Ka atmosferë të këndshme këtu, ka miqësi, dashuri, ka verë të zier”, tha një tjetër turist.

Related Articles

Back to top button
Close
Close