LajmeRajonTopLajm

Mijëra besimtarë pritet të falin Fitër Bajramin në Sheshin “Skënderbej” – Tiranë

Besimtarët myslimanë do të falin namazin e Fitër Bajramit ditën e dielë (nesër), më 30 mars 2025, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Sipas njoftimit, ceremonia e faljes do të nisë në orën 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa namazi i Bajramit do të falet në orën 07:30.

Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe është një ditë e veçantë për besimtarët, e cila simbolizon falënderimin, bashkimin dhe mëshirën.

Besimtarët ftohen të marrin pjesë në këtë moment të rëndësishëm fetar dhe të shpirtit të solidaritetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close