LajmeTeknologji

Microsoft Teams i ka mundësuar të gjithë përdoruesve shfrytëzimin e funksionit Walkie Talkie

Microsoft po vazhdon zhvillimin e aplikacionit Microsoft Teams, e tani përdoruesve u ka mundësuar funksionin Walkie Talkie.

Walkie Talkie paraqet një mënyrë të re të komunikimit, dhe u mundëson përdoruesve të Microsoft Teams të “shndërrojnë” telefonat e tyre të mençur në tablet në walkie-talkie që funksionojnë përmes rrjetit mobil apo atij Wi-Fi.

Funksioni i lartpërmendur është paralajmëruar dy vite më parë, e në shtator të vitit 2020 u shfaq në Android me një kapacitet më të zgjeruar, kurse tani është e qasshme për pajisjet mobile të Zebra sikurse për iPhone dhe iPad.

Microsoft këtë funksion ua ka dedikuar punonjësve që punojnë drejtpërdrejtë me klientë, dhe kryejnë operacione të ndryshme për çdo ditë në kuadër të kompanisë ku ata punojnë.

Gjiganti amerikan ka bashkuar forcat me kompaninë Zebra Technologies për të ofruar këtë funksion, që me shtypjen e butonit mundëson një komunikim të shpejtë dhe tejet të sigurtë.

Walkie Talkie është shumë i nevojshëm për ata “që janë në vijën e parë” në luftë kundër pandemisë së coronavirusit. Megjithatë, ky opsion akoma është i rrallë në botën e aplikacioneve dedikuar për komunikim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close