
Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristjan Mickovski ka apeluar deputetët e LSDM-së që të mos bëhen peng i Ali Ahmetit pasi sipas tij kjo qeveri udhëhiqet nga Ahmeti dhe jo nga partia e tyre LSDM, shkruan Top24
Mos u bëhni pengu i Ali Ahmetit dhe mos lejoni Edi Rama të formoj qeverinë e ardhëshme në Maqedoni.
Porosi të tilla dërgoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski deri te deputetët e LSDM-së duke folur për propozimin për rekonstruimin e qeverisë, ndërsa pas fjalimit të deputetes Safije Sadiki-Shaini nga Alternativa e cila tha se kryeministri Edi Rama dhe familjar të familjes së Adem Jasharit (një nga themeluesit e UÇK-së) kërkoi nga ata që të përfshihen në qeverinë në nëntor të vitit 2021 kur u dakordua koalicioni me kryeministrin e atëhershëm Zoran Zaev.
“Mbrëmë në parlament dëgjuam deputeten e Alternativës e cila publikisht deklaroi se gjatë ngjarjeve të nëntorit të 2021 qeverinë maqedonase e ka krijuar Edi Rama dhe një anëtarë i familjes së Adem Jasharit. Kovaçevski me këtë vetëm konfirmon se është dëgjues i verbër i Ali Ahmetit dhe më i frigshëm nga Artan Grubi. LSDM me këtë udhëheqje asnjëher nuk ka qenë në një pozicion më të keq. Kjo është punë e anëtarëve dhe aktivistëve, por puna ime është që si qytetar ta them ta shpreh revoltën time pasi ajo është parti që është e pranishme më shumë se tre decenie si pasardhës i Lidhjes Komuniste dhe mund të themi se ka traditën e saj dhe nuk do të ishte mirë këta njerëz ta shuajn LSDM-në” tha Hristjan Mickovski nga Kavadrci përcjellë Top24



