
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hsristjan Mickovski përmes një vidomesazhi ka apeluar BE-në që të hapen bisedimet e menjëhershme me Maqedoninë, shkruan Top24.
Mickovski ka theksuar se duhet lënë menjëanë Zaevin dhe ata rreth tij sepse ata nuk janë Maqedonia, Maqedonia janë ky popull i ndershëm, korekt, dhe shtëpiak të vlefshëm, tha Mickovski përcjellë Top24.
Bashkimi Europian duhet të jetë më e zënshme me krimet që bën kjo qeveri, për politikat e gabuara që vendin po e ngulfatin, sepse e ardhmja e jonë europiane rezikohet nga çdo tender kriminel që kjo qeveri e bën. Sot Bullgaria është pengesa, por një ditë do jenë pengesë edhe këta që shtypën pasaporta për kriminelët botërorë, por edhe këta që morën dënime qesharake prej 2vitesh vetëm e vetëm që mos publikohet koka e kryemafiashit, për kryeshefat e policisë në ministrinë e Spasovskit, sepse si Rashkovski ke në çdo institucion, komunë, e ministri 10fish më shumë se ato që dimë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së,Hristjan Mickovski transmeton Top24.
Postimi i plotë i Mickovskit
Bisedima menjëher!
Lereni Zaevin dhe ata rreth tij, ata nuk janë Maqedonia. Maqedonia është ky popull, i ndershëm, korekt, dhe shtëpiak të vlefshëm. Ky është populli që shumë herë para jush tregoi vlerat e tij europiane dhe vendi i tij është atje që të mer drejtësinë e merituaar.




