LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të dalë nga situata tragjike

Lideri i VMRO-DPMNE – së dhe kandidati i vetëm për kryetar të ri të partisë, Hristijan Mickoski, në konferencën e sotme për media tha se vendi është në gjendje tragjike dhe se për tejkalimin e krizës së tillë nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“VMRO-DPMNE ka grupin më të madh parlamentar, numrin më të madh të kryetarëve të komunave, numrin më të madh të këshilltarëve. Por, për fat të keq, për shkak të injorancës politike që mbizotëron në Maqedoni, pas katër vitesh nga ardhja e LSDM-së në pushtet, edhe për një kohë të shkurtër do të jemi në opozitë dhe për këtë arsye insistojmë në zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare sepse populli duhet të përfaqësohet sipas asaj që kanë votuar, dhe populli në zgjedhjet e fundit lokale votoi për VMRO-DPMNE-në dhe Koalicionin”, tha Mickoski.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close