LajmeMaqedoniTopLajm

Më mirë për Tetovën kanë hallin NPK e jo të banorëve të Malësisë

Përfaqësuesi i listës “Më mirë për Tetovën”, Hamdi Sulemani përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ndaj kryetarit të këshillit të komunës së Tetovës, Beaar Durmishi lidhur me postimin e këtij të fundit shkruan TOP24.

Sulemani në profilin e tij shkruan “I nderuari kolegë Besar Durmishi mos THUMBO! Ndërmarja e cila ka 9,500,000.00 euro borxh = 600,000,000 den borxh, A MENDON QE KA AFTËSI MENAXHIMI? EDHE SA DUHET TI NGULFATIM NDERMARJET??? PERGADITNI PLAN TE DETAJUAR TE HARXHIMEVE DHE ME PAS JA DELEGOJME!” përcjellë TOP24.

Ndryshe me postimin e tij Sulemani edhe më tej len të kuptohet se ata nuk kanë hallin e banorëve të ngujuar por hallin se sa borxhe ka NPK-ja shkruan TOP24.

Kujtojmë se sot në mesditë një banorë i Brodecit ka kontaktuat redaksinë përmes një SMS porosie duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj listës Më mirë për Tetovën.

Gjatë gjithë ditës Sulemani nuk është pronocuar aspak lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të djeshëm të këshillit e as me bllokimin e fshatrave nga bora që ra mëngjesin e sotëm.TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close