MaqedoniTopLajm

MICKOSKI: PËR GOSTIVARIN S`KEMI DILEMA, PËR TETOVËN I REZERVUAR

PAS ZGJEDHJEVE PRESIONE NË LSDM QË ZAEVI TË MOS DORËHIQET

Derisa për Gostivarin nuk ka asnjë dilemë se do ta mbështes kandidatin e ASH – AAA, Arben Taravari, në Klan Debat, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, për Komunën e Tetovës, mbetet i rezervuar.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Askush nga dy kandidatët, deri në këto momente, nuk ka dalë para udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së në Tetovë apo në qendër, ta prezantojë programin e tij se cfarë do të bëjë. Dua të shoh se cfarë do të bëjnë për tetovarët. Për shkak se një pjesë e qytetarëve të Tetovës, identifikohen me VMRO-DPMNE-në, tjerët me partitë tjera politike. Mua më interesojnë qytetarët e Tetovës dhe cfarë ofrojnë këto dy kandidatë. Kur të shohim, do të hapim debat të brendshëm dhe do ta marrim vendimin”

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pret që pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të ketë presione të brendshme në LSDM që sic tha, pavarësisht humbjes së socialdemokratëve, lideri dhe Kryeministri Zoran Zaev të mos dorëhiqet nga funksionet. Ai tha se vullneti I qytetarëve në rrethin e parë është I qartë, VMRO-DPMNE-ja është fituesi I zgjedhjeve, por, për shumicë të re parlamentare dhe zgjedhje të parakohshme, la të kuptohet se do të vendoset pas rrethit të dytë zgjedhor. /KlanMacedonia/

Related Articles

Back to top button
Close
Close