LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski për Ahmetin dhe Zaevin: S’ka interes në koalicionin ASh-AAA-VMRO, pozita e Gashit është e pandryshueshme

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për TV21 ka komentuar deklaratat e kreut të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në dhëna ditë më parë në ClickPlus.

Për deklaratën e Zaevi ku thotë se koalicioni i opozitës mes VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është “martesë për interes” dhe të Ahmetit ku thotë se ky koalicion është “për një përdorim”, Mickoski tha:

“E kam dëgjuar te ju atë deklaratë. Nuk e kuptoj çfarë mund të ketë interes një koalicion mes opozitës. Të ishim në pushtet, do të thonim se po ndajmë diçka, do të thoshim se jemi martesë prej interesi, por të jesh në opozitë është e palogjikshme ajo deklaratë”.

Sa i takon paralajmërimeve se AAA do t’i bashkohet shumicës, Mickoski tha se lideri i kësaj partie, Afrin Gashi e ka njoftuar se pozita e partisë së tij mbetet e pandryshueshme – gjegjësisht se mbetet në opozitë.

“Nga ajo që e di dhe që e kam dëgjuar nga zotëri Gashi është ajo ‘se punët janë të pandryshueshme’. Por, meqë zotëri Zaevi dha deklarata të tilla, ndoshta ai është më shumë i informuar”, tha Mickoski./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close