
Në vitin e kaluar, numri i të punësuarve është rritur me më shumë se 15.000, ndërsa numri i të papunëve është ulur me mbi 10.000, porositi sot nga Ohri kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si Qeveria po e ndihmon ekonominë dhe punëtorët.
Mickoski kujtoi mbështetjen financiare të ofruar deri më tani, por iu referua edhe marrëveshjeve kolektive.
Qeveria, siç theksoi Mickoski, do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira, marrëdhënie partneriteti me ato institucione që praktikisht janë, siç tha, “kolegët tanë”.
“Këtu janë marrëveshjet kolektive në shëndetësi, marrëveshjet kolektive në arsim, marrëveshjet kolektive në administratë, në MPB, në mbrojtje,…. kështu që ne, me 95 për qind, do të thoja ndoshta disa për qind më shumë se kolegët tanë, i kemi rregulluar marrëdhëniet deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie, që është viti 2028. Dhe do të vazhdojmë të ecim në atë drejtim dhe të sillemi në atë mënyrë”, theksoi kryeministri.



