LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski në FB: Vaksinimi, BLUMBERG – Maqedonia në vendin e 118-të

Kreu I VMRO-DPMNE-së në Facebook ka publikuar një statistikë të Blumbergut, ku sipas tij, Maqedonia gjendet në vendin e 118-të sipas numrit të të vaksinuarve.

“Paaftësia e Zaevit dhe Filipçes për t`u furnizuar me vaksina po shënon rekorde. Blumbergu ka bërë analiza dhe hartën interkative për ndjekjen e proscit të vaksinimit. Maqedonia është në vendin e 118-të nga gjithsejt 122 vende. Jemi në fund të fundit, në vendin e pesët nga fundit” – ka shkruar në FB, Mickoski.

Para nesh janë të gjithë. Serbia, Shqipëria, Bullgaria, Greqia e të mos flasim për Kroacinë dhe Slloveninë – thotë Mickoski.

“Zaev, Filipçe, a nuk keni turp kur po e lexoni Blumbergun, për shkak juve shteti na nënçmohet. Maqedonia është në fund sipas numrit të të vaksinurave. Më keq se ne janë vetëm Egjipti, Uganda, Shën Helena dhe Guinea Ekuatoriale.

Edhe Mali I Zi dhe Slovenia edhe Luksemburgu dhe Malta dhe shumë vende ose janë më të vogla se ne, ose të ngjashme, kurse tashmë kanë me dhjetëra apo qindra mijëra të vaksinuar – shkruan Mickoski në FB.

Nuk ka mundësi që e gjithë bota të ketë vaksina, kurse vetëm për ne të mos ketë! Ju e keni fajin! Zaevi dhe Filipçja! – ka shkruar në FB, Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. /KlanMacedonia

Related Articles

Back to top button
Close
Close