
Në këtë situatë emergjente, mbledhjet dhe deklaratat se “situata po ndiqet dhe është nën kontroll” nuk mjaftojnë. Qytetarët presin veprime konkrete nga institucionet kompetente përgjegjëse për të i’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Kërkojmë nga institucionet që të ndërmerren masa konkrete si dezinsektim të menjëhershëm dhe të intensifikuar në zonat e rrezikuara, monitorim epidemiologjik të vazhdueshëm dhe transparencë të të dhënave, forcim të kapaciteteve shëndetësore për diagnostikim dhe trajtim, informim të qartë dhe udhëzime praktike për qytetarët.
Pesë jetët të humbura janë një alarm që kërkon mobilizim serioz të institucioneve të cilat nuk vepruan në kohë. Në mbrojtje të shëndetit publik, nuk ka vend për politikë, as për manipulime, për improvizim apo komunikim propagandistik.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Qeveria dhe institucionet shëndetësore masa të qarta, të koordinuara dhe të dukshme për të mbrojtur qytetarët.



