LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: Kemi sinjale nga deputetët e shumicës që dëshirojnë t’i vihet fundi këtij sundimi

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, ka deklaruar se kanë marrur sinjale nga deputetët e shumicës të cilët dërgojnë sinjale se dëshirojnë sa më parë t’i vihet fundi këtij sundimi kriminel dhe korruptues të këtij koalicioni dhe se janë të gatshëm në Parlament ta mbështesin shpërndarjen dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas Mickoski, përfundimisht mund të flasin për 61 deputetë, nëse ata nuk kanë kurfarë presioni nga pushteti.

“Unë jam i inkurajuar nga sinjalet e atyre njerëzve të cilët dëshirojnë të shohin se si Maqedonia shkon përpara. Për fat të keq në radhët e veta atë nuk e shohin. Unë ju lutem të më kuptoni nuk mund të flas për më tepër hollësi, duke e pasur parasysh faktin se kemi gjyqësi tërësisht të ‘bdi-izuar’ dhe prokurori të cilat së bashku me organet e ndjekjes do të bëjnë presion ndaj atyre njerëzve”, tha Mickoski.

Ai theksoi se është koha që BDI pas 20 viteve të shkojë në opozitë.

“Do të ishte edhe e shëndetshme që BDI të kalojë në opozitë. Për ne është e pranueshme të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa qytetarët do të vendosin se cila do të jetë Qeveria e ardhshme. T’i mbështesim ata njerëz të cilët dhanë sinjale të këtilla së bashku dhe ta votojmë mosbesimin e kësaj Qeveria dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

I pyetur rreth paralajmërimeve për kryeministër shqiptar, Mickoski tha se për të më me rëndësi është kjo Qeveri të mposhtet, ndërsa prioriteti të vihet sa më parë zgjehdje të parakohshme parlamentare.

“Nuk hyj në marrëveshjet që i ka kjo shumicë parlamentare. Nëse LSDM konsideron se do t’ia lë vendin BDI-së, është punë dhe vendim i tyre. Nëse e lexojmë ligjin, kryeministri duhet të jetë nga radhët e partisë më të madhe në pushtet. Ajo është çështje sekondare, çështje primare është sa më parë zgjedhje të parakohshme”, theksoi Mickoski.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese, ai përsëriti se VMRO-DPMNE si parti ka qëndrim të qartë – se ky Parlament nuk ka mandat të ndryshojë Kushtetutën.

“Nëse e marrim pushtetin qendror, do të punojmë të asfaltojmë rrugë, t’i kthejmë të rinjtë, ekonomi më të mirë dhe rroga më të larta, shëndetësi më të mirë, kjo është ajo që e premtuam. Nga ana tjetër, kjo Qeveri nënshkroi Aneks të Marrëveshjes me Bullgarinë. Dukshëm tani nuk ka kushte ë ndryshohet Kushtetuta. Nevojitet sa më parë të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ky koalicion nuk mund të vazhdojë kështu”, përsëriti ai.

Mickoski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve e vlerësoi gjendjen ekonomike në shtet si katastrofike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close