
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me atë se sa është I kënaqur nga puna e Drejtorisë së Doganave, deklaroi:
“Unë në fjalimin tim i theksova pikat që mendoj se janë të rëndësishme, gjithashtu edhe drejtori në fjalimin e tij kishte pika që e pasqyrojnë thelbin e punës së kësaj Drejtorie të Doganave nën udhëheqjen e Bobanit.
Në pjesën e kallëzimeve penale, shihni se ka një vit, ai ishte 2025, i cili është pesë herë më i lartë se mesatarja ndërmjet viteve 2017 dhe 2023. Këta janë vërtet parametra që e pasqyrojnë punën e Doganës dhe luftën e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, që përbën bazën për punën e suksesshme të Doganës. Dhe unë jam i bindur se në vitet që pasojnë Drejtoria e Doganave do të vazhdojë të punojë në këtë mënyrë, pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, dhe e përkushtuar ndaj qytetarëve.



