LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: E di saktë se kjo qeveri do të ikë

Kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe njëherë kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të shpejta, pas së cilave siç u shpreh ai do të vij një qeveri e re e cila do të punoj për interesat e qytetarëve.

“E di saktë se kjo qeveri do të ikë, por se kur do të ndodh do të vendosin qytetarët, por kjo do të ndodh në zgjedhje, dhe pres që së shpejti të organizohen zgjedhje të shpejta të parakohshëm pas së cilave do të vij një qeveri e cila do të punoj për interesat e qytetarëve”, tha Mickoski i cili paralajmërimin e kryeministrit për dorëheqje, e më pas deklaratën e tij se do të qëndroj deri në zgjidhjen e disa problemeve, e cilësoi si të papërgjegjshme.

“Sjellja e kryeministrit është e papërgjegjshme. Japin dorëheqje, më pas deklarojnë se do të qëndrojnë derisa t’i zgjidhin problemet, problemet të cilat vetë i kanë krijuar, kjo është absurde”, tha Mickoski.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close