LajmeRajon

Michel: Duhet të bëhet përparim në dialogun Kosovë-Serbi në mënyrë që të ulen tensione në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka vizituar për herë të parë Kosovën, të mërkurën.

Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, është takuar ndaras me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti.

Në mesin e çështjeve që u diskutuan mes Michel e Osmani ishin liberalizimi i vizave që presidentja thirri “të ndodh sa më shpejt, sepse Kosova tashmë ka plotësuar gjitha kriteret”.

Nga ana e tij kryetari i KE-së, theksoi se i mbetet vendeve anëtare veç e veç të vendosin për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Presidentja Osmani, mes tjerash mysafirin nga Brukseli, e njoftoi me planin që ka Kosova për të aplikuar për anëtarësim në Bashkim Evropian. Pesë nga 27 vende anëtare të BE-së, nuk e njohin pavarësinë e shtetit kosovar.

Michel, theksoi se çështja e aplikimit së pari kërkon pajtimin e vendeve anëtare në mënyrë që KE-ja të procedoj.

“E dini që sundimi i ligjit është ADN-ja e këtij prioriteti të BE-së. Ne i kemi disa rregulla e procedurat të cilat i ndjekim”

Dialogu Kosovë-Serbi ishte top-temë e bisedave. Osmani, thotë se paqja arrihet kur Serbia pranon Kosovën e pavarur.

Michel, i cili është ish-kryeministër i Belgjikës, derisa kërkoi përparim në dialog e komentoi edhe deklaratën e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili gjatë vizitës në Prishtinë e Beograd, tha se “është e paimagjinueshme që dy vende të hyjnë në Union pa njohur njëra tjetrën.

“Pikë së pari unë plotësisht e kuptoj dhe respektoj deklaratën e kancelarit Scholz. Pika e dytë nga ana e BE-së ne mendojmë se është me rëndësi që bëhet përparim në mënyrë që të ulen tensionet në Ballkanin Perëndimor”

Pas Prishtinës, presidenti i Këshillit Evropian, do të shkoj për vizitë në Shkup.

Charles Michel, kryeson Samitin e madh të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që mbahet më 23 qershor në Bruksel.

Related Articles

Back to top button
Close
Close