
Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se me marrjen e pushtetit nga VMRO-DPMNE duhet të bëhet një risetim i plotë i sistemit.
“Rishikimi i shumicës së të gjitha vendimeve ligjore, veçanërisht të vendimeve të kontestuara juridike që janë futur dhe miratuar në Kuvend, ku ka keqpërdorime”, tha Micevski.




