LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti: Vera Kulturore dhe Sportive, bashkoi traditën, të tashmen dhe të ardhmen e sportit tonë

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti në një postim tëtij shkruan për verën kulturore që po mbahet në komunën e Çairit ku gjatë ditës së djeshme o mbajtën edhe garat në mundje nga fëmijë plot ëndrra dhe vullnet, që përfaqësojnë brezin e ri dhe shpresën për kampionët e nesërm, shkruan Top24

“Vera Kulturore dhe Sportive, bashkoi traditën, të tashmen dhe të ardhmen e sportit tonë.
Shkupi, qyteti që i dha sportit emra të mëdhenj si Mentaz Allajbegu, Shaban Tërstena dhe Shaban Sejdiu, vazhdon të mbetet vatër e traditës së lavdishme të mundjes.
Sot, Besir Alili po e mban gjallë këtë trashëgimi me përkushtim dhe profesionalizëm, duke bërë që fryma e kampionëve të vazhdojë të jetojë dhe të frymëzojë brezat e rinj.
Këta fëmijë, plot ëndrra dhe vullnet, përfaqësojnë brezin e ri dhe shpresën për kampionët e nesërm.” shkruan Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close