LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti u shpalli “luftë” të gjitha kazinove online, të martën në “shënjestër” edhe Megawin

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti u ka shpallur “luftë” të gjitha kazinove online. Siç bëhet e ditur të martën në seancën e Qeverisë do të jetë në “shënjestër” edhe “Megawin”, përcjell TV21.

Zëvendëskryeministri Mexhiti dje deklaroi se “Megawin” është 100% shtetërore dhe për mbylljen e të njëjtës ka procedur tjetër, transmeton TV21. Por shtoi se në seancën e ardhshme të Qeverisë të martën, do të mbyllet dhe do të jetë jashtë funksionit në Maqedoninë e Veriut.

“Megawin është 100% shtetërore, që organizon online, ka procedurë tjetër, në mbledhjen e ardhshme, të martën, do të mbyllet edhe ajo dhe 100% online kazinotë të jenë jashtë funksionit në RMV”, deklaroi Mexhiti.

Kujtojmë se dy ditë më parë pas seancës së Qeverisë, zëvendëskryeminsitri Mexhiti pati deklaruar se Qeveria ka sjellur vendim për realizimin e interpretimit nga Kuvendi për ndërprerjen e vlefshmërisë së licencave jolegale për online kazino që janë dhënë nga Qeveria e BDI-së, e me këtë edhe ndalimin e online bixhozit në shtet.

“Në seancën e Qeverisë është sjellur vendimi për realizimin e interpretimit nga Kuvendi për ndërprerjen e vlefshmërisë së licencave jolegale për onlajn kazino që janë dhënë nga Qeveria e BDI-së, e me këtë edhe ndalimin e onlajn bixhozit në shtet. I ndaluam lejet e dëmshme që qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së ua ndau kompanive serbe, malazeze dhe kompanive të tjera. E ndaluam mundësinë që fëmijët tanë të luajnë bixhoz në telefonat e tyre, në kompjuterët e tyre nga shtëpia dhe nga shkolla”, deklaroi Izet Mexhiti dy ditë me parë pas seances së Qeverisë./TV21/

Related Articles

Back to top button
Close
Close