LajmeMaqedoni

Mexhiti: Sot po nisim punimet për përmirësimin e infrastrukturës, në rrugën “Dizhon 15”.

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti i shoqëruar nga Ministri Muhamet Hoxha sot ka promovuar fillimin e punimeve në lagjen Dizhon 15-të, ku  projekti përfshin rekonstruimin e rrjetit kryesor të ujësjellësit në gjatësi prej 197metrash, si dhe realizimin e 25 lidhjeve për amvisëritë, po ahtu paralelisht, do të bëhet edhe rekonstruimi i kanalizimit fekal në gjatësi prej 180 metrash, ndërasa e njejta do të asfaltohet sipas standardeve, shkruan Top24

Izet Mexhiti

Sot po nisim punimet për përmirësimin e infrastrukturës, në rrugën “Dizhon 15”.

Po realizojmë një ndërhyrje të plotë në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit fekal, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.

Projekti përfshin rekonstruimin e rrjetit kryesor të ujësjellësit në gjatësi prej 197 metrash, si dhe realizimin e 25 lidhjeve për amvisëritë. Paralelisht, do të bëhet edhe rekonstruimi i kanalizimit fekal në gjatësi prej 180 metrash.

Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, rruga “Dizhon 15” do të asfaltohet, duke e kthyer këtë hapësirë në një segment më funksional dhe më të rregullt për qytetarët.

Ky investim realizohet me mjete të siguruara nga Qeveria, në kuadër të thirrjes së parë për mbështetjen e infrastrukturës lokale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close