LajmeMaqedoni

Mexhiti së bashku me ministrin Durmishi vizitojnë kompanitë e Çairit!

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti i shoqëruar nga ministri Besar Durmishi gjatë ditës së sotme kanë vizituar disa kompani në komunën e Çairit të cilat kanë përfituar mbështetje për të zgjeruar aktivitetet e tyre biznesore për të krijuar më shumë mundësi të reja pune, shkruan Top24

Sot, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Besar Durmishi, ishim pranë atyre që çdo ditë lëvizin ekonominë përpara, sipërmarrësve tanë. Vizituam kompani nga Komuna e Çairit, të cilat kanë përfituar mbështetje institucionale për të zgjeruar aktivitetin e tyre, për të investuar më shumë dhe për të krijuar mundësi të reja pune.
Në çdo hapësirë pune ku hyn, e kupton se zhvillimi nuk ndodh rastësisht. Ai ndërtohet me ide, me guxim për të investuar dhe me njerëz që zgjedhin të krijojnë këtu, në vendin e tyre. Pikërisht këta njerëz meritojnë vëmendje, partneritet dhe mbështetje të vazhdueshme.
Sepse një ekonomi e fortë nuk matet vetëm me shifra, por me bizneset që rriten, me familjet që sigurojnë të ardhmen e tyre dhe me të rinjtë që gjejnë arsye për të besuar se perspektiva mund të ndërtohet në vendin tonë. Dhe ky është drejtimi që duhet ta ndjekim: më shumë mbështetje për ata që punojnë, më shumë hapësirë për ata që krijojnë dhe më shumë mundësi për secilin qytetar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close