LajmeSport

Reali siguron një tjetër lëvizje

Real Madridi ka zyrtarizuar një tjetër përforcim të rëndësishëm në merkaton e verës. Klubi spanjoll njoftoi përmes një komunikate zyrtare se ka arritur marrëveshje me Levanten për transferimin përfundimtar të sulmuesit të talentuar spanjoll, Carlos Espí.

19-vjeçari ka firmosur një kontratë me “Los Blancos” që do ta mbajë në “Santiago Bernabéu” deri më 30 qershor 2031.

Për shërbimet e Carlos Espí kishte interes të madh edhe nga disa klube evropiane, veçanërisht nga Premier League.

Megjithatë, Real Madridi lëvizi shpejt për të mposhtur konkurrencën, duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh.

Related Articles

Back to top button
Close
Close