
Trajneri kampion në fuqi i Anglisë, Mikel Arteta thotë se fitimi i titullit të Premier Ligë nga Arsenali, në maj, duhet të jetë fillimi i një periudhe të gjatë suksesi për “topçinjtë”.
Spanjolli e udhëhoqi ekipin e tij drejt titullit të parë të Premier Ligë, duke i dhënë fund një pritjeje 22-vjeçare për lavdinë e ligës vendase. Fitorja e titullit nuk u pasua edhe me triumfin në “UEFA Champions League”, ku londinezët u mundën nga PSG.
Tekniku Arteta beson se triumfi i Arsenal duhet të jetë një trampolinë për atë që do të vijë ndërsa ata përgatiten për fushatën e ardhshme.
“Ky duhet të jetë fillimi dhe ky duhet të jetë standardi ynë.
Përsosmëria duhet të jetë standardi ynë. Dhe kjo duhet të na shtyjë të sulmojmë të ardhmen dhe mënyrën se si sillemi çdo ditë me gjithnjë e më shumë vendosmëri dhe ambicie”, tha Arteta.
“Unë ndihem vërtet entuziast për atë që po vjen dhe jam shumë mirë që i shoh të gjithë përsëri me të njëjtin shpirt pas një sezoni kaq të madh. Të shohësh të gjithë që kthehen në ndërtesë me kaq energji dhe dëshirë për të shkuar përsëri është vërtet prekëse”, deklaroi trajneri spanjoll.



