
Bashkëkryetari I VLEN-it dhe kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, sot ka pritur në takim përshëndetës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Matthew Lawson. Ku sipas asaj që ka shkruar Mexhiti ka falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjaët këtyre viteve.
“Sot, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik, zhvillova një takim përshëndetës me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, z. Matthew Lawson.
I shpreha mirënjohjen time për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë këtyre viteve, për qasjen e tij të hapur dhe për kontributin e vyer në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe vendit tonë. Mbështetja e vazhdueshme për proceset demokratike, zhvillimin institucional dhe vlerat që ndajmë ka qenë një shtyllë e rëndësishme e këtij partneriteti.
Ambasadorit Lawson i urova suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke e falënderuar për gjithçka që ka bërë gjatë misionit të tij diplomatik në vendin tone”, ka shkruar Mexhiti.



