LajmeMaqedoni

Mexhiti: Me 14 milionë € të siguruara nga MMJPH, do të rehabilitohet dhe do të zgjerohet rrjeti i kanalizimit në Kërçovë

Ministri i Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë, Izet Mexhiti tha se do të realizohet projekti për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Kërçovë. Mexhiti tha se për projektin në fjalë, Ministria do të bëjë prokurim publik mbi 1 miliard denarë ( 14 milionë euro) gjatë 4 viteve të ardhshme. Mexhiti tha se paraprakisht është ndërprerë kontrata për këtë projekt me realizuesin në kuadër të IPA Fondeve, pasi kompania për 21 nga 24 muajt e planifikuar, kishte realizuar vetëm 17 % të projektit.

“Projekti përfshin ndërtimin e një sistemi kolektorësh dhe rrjetin sekondar të kanalizimit dhe lidhjen me stacionin ekzistues të pastrimit të ujërave të zeza, mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e infrastrukturës”, tha Mexhiti duke shtuar se për shkak se IPA fondet nuk u shfrytëzuan në kohë për shkak të realizimit të dobët nga realizuesi, të njëjtat janë humbur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close