
Lëvizja Demokratike e Izet Mexhiti, sot ka hapur zyrat e saja në degën e Gostivarit duke u bërë kështu si dega e parë që po hap zyrat e saja tani nëpër komuna duke shtrirë veprimin e saj në nivel vendi, shkruan Top24
Në një atmosferë entuziaste dhe plot energji, sot u hapën solemnisht zyrat e Lëvizjes Demokratike në degën e Gostivarit! Ky moment shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të një alternative politike të fortë dhe përfaqësuese për të gjithë qytetarët.
Lëvizja Demokratike po fuqizohet çdo ditë, duke krijuar një strukturë solide dhe një vizion të qartë për një të ardhme më të mirë. Kjo është dëshmi e përkushtimit dhe bashkimit të njerëzve që besojnë te ndryshimi, te barazia dhe te përfaqësimi i drejtë i të gjithëve.
Bashkë me forcimin e LD-së, po konsolidohet edhe koalicioni VLEN, si garanci për një politikë që vlen – një politikë që mbështet zhvillimin, drejtësinë dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Faleminderit të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve që e bënë të mundur këtë moment! Forca jonë qëndron në bashkimin dhe vizionin tonë të përbashkët. Gostivari sot tregoi që është pjesë e rëndësishme e këtij vizioni!



