LajmeMaqedoniTopLajm

Methju Palmer bisedë telefonike me kryetarin e VMRO DPMNE-së, Hristjan Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski realizoi bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan shtetëror për Evropë dhe Euroazi, Methju Palmer, me ç’rast u fol për ngjarjet aktuale politike dhe shoqërore në vend, si dhe përmbushjen e prioriteteve strategjike.

“Në bisedë u konfirmua miqësia strategjike me SHBA-në, dhe përkushtimin në përmbushjen e agjendës lidhur me Aleancën e NATO-s dhe përmbushjen e vlerave të nevojshme demokratike. Nga ana e kryetarit Mickoski u cek nevoja për respektim të parimeve për sundimin e së drejtës dhe shtetin juridik, si dhe domosdoshmërinë e reformave të cilat do të thonë luftë vendimtare kundër krimit dhe korrupsionit”, ceket në kumtesën partiake.

Njëherit, shtohet, u theksua nevoja për dialog në nivelin më të lartë për çështjet kyçe të rëndësishme për qytetarët dhe përparimin e përbashkët.

“Në bisedë nga ana e Mickoskit u thekua se nevojiten zgjidhje cilësore për regjistrimin e ardhshëm të popullatës, si dhe marrëveshje përfundimtare me fqinjin lindor, e cila nuk do të përfshijë çfarëdo lloj lëshime nacionale dhe të identitetit, ndërsa fqinji ynë lindor do të mbështesë mbajtje të konferencës ndërqeveritare, pa kushtëzime plotësuese, ndërsa çështjet bilateral të zgjidhen jashtë procesit të integrimit të Maqedonisë në BE.

Ambasada e SHBA-së në vend në faqen e saj në Feejsbuk kumtoi se zëvendës ndihmës sekretari amerikan Palmer bisedoi me Mickoskin.

“Zëvendës ndihmës sekretari amerikan Methju Palmer bisedoi me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, sot për ta cekur rëndësinë që SHBA-ja ia jep aleatit më të ri të NATO-s I cili ka institucione stabile të cilat demonstrojnë vlera euroatlantike, e posaçërisht nevojën për opozitë konstruktive dhe të angazhuar”, ceket në kumtesën e Ambasadës së SHBA-së.

Palmer, siç kumtoi Ambasada e SHBA-së, e ka inkurajuar Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në të bashkëpunojnë me të tjerët me qëllim që të tejkalohen sfidat me të cilat po përballet vendi, përfshirë edhe zgjidhjen e dallimeve me Bullgarinë si dhe sigurimin e suksesit të regjistrimit të popullatës, që është vegël e suksesshme statistikore për përmirësim të menaxhimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close