LajmeTeknologji

“Metaverse nuk bën sens” – Haugen: Facebook do të jetë më i fortë pa Zuckerberg!

Në fjalimin e parë publik që kur nxorri një serë dokumentesh dëmtuese mbi punët e brendshme të Facebook, punonjësja Frances Haugen, i bëri thirrje ish-shefit të saj, Mark Zuckerberg, që të japë dorëheqjen dhe të lejojë ndryshme, në vend që të përkushtojë burimet tek një ribrandim.  Sipas saj, kompania nuk ka gjasa të ndryshojë nëse Mark Zuckerberg vazhdon të qëndrojë ekzekutiv i kompanisë.  Ish- manaxherja e produktit të Facebook u përgjigj pozitivisht ndaj pyetjes nëse Zuckerberg duhet të japë dorëheqjen, duke thënë se Facebook do jetë më i fortë me dikë që përqëndrohet tek siguria.

Ka një mega problem tek Facebook, që kompania vazhzdimisht zgjedh zgjerimin në fusha të tjera, kundrejt përmirësimit të asaj që është bërë.  Mendoj që kompania nuk ka gjasa të ndryshojë nëse Zuckerberg vazhdon ekzekutiv. Mendoj që Facebook do jetë më i fortë me dikë që është i gatshëm të përqënrohet tek siguria. 

Rrjeti social, me thuajse 3 miliardë përdorues, ndryshoi emrin në Meta javën e kaluar, në një ribrandim që përqëndrohet në ndërtimin e “metaverse”, një mjedis i përbashkët virtual që pritet të jetë pasardhësi i internetit në aparate celularë.   Megjithatë, përkrahës të hershëm të botëve virtuale të njohura si metaverse, kritikuan ribrandimin e Facebook, si një përpjekje për të zënë tregun e një trendi të ri të krijuar mbi një koncept jo të vetin, për të shmangur vëmendjen negative. Haugen tha se metaverse nuk ka kuptim, duke marrë parasysh problemet e sigurisë që duhen trajtuar. Lajmërimi i Facebook erdhi në një kohë të kritikave të forta nga politikanët dhe rregullatorët mbi praktikat e biznesit, veçanërisht tek fuqia e madhe në treg, vendimet algoritmike dhe politikat e abuzimeve në shërbimet e veta.

Kompania është kundërpërgjigjur duke thënë se dokumentat e nxjerra nga Haugen, po përdoren për të krijuar një “perspektivë false”.  Haugen tha përballë ligjvënësve britanikë dhe amerikanë muajin e kaluar se Facebook do nxisë më shumë urrejtje dhe dhunë në botë, nëse nuk frenon algoritmet që incentivojnë përmbajtjte ekstreme ndarëse, që tërheqin vëmendjen e popullsive të cënuara, për t’i mbajtur në platformë.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Related Articles

Back to top button
Close
Close