Ndonëse u krahasua me një ndër futbollistët më të mire në botë, me Lionel Messin, Lamine Yamal ka treguar se kush është idhulli i tij. Futbollisti i Barcelonës tha se, idhulli i tij në futboll është Neymar i cili tani është lojtar i Al-Hilalit. Yamal tha për Neymar se është një yll dhe legjendë e futbollit.
“Isha pesë vjeç kur e pashë për herë të parë në Santos dhe shtatë vjeç kur e takova personalisht në Camp Nou”, kujton Lamine Yamal në një intervistë për CNN. Ishte e pabesueshme ta shihja atë duke luajtur. Po, është e vërtetë që Messi ishte atje dhe ishte i jashtëzakonshëm, por Neymari është diçka krejtësisht ndryshe. Neymar ka qenë gjithmonë idhulli im. Ai është yll, legjendë e futbollit”, ka thënë spanjolli”, deklaroi Lamine Yamal.