
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e bashkimit me fushatën ushtarake të Izraelit në Iran dhe se një vendim mund të jetë i afërt.
I pyetur nëse Gjermania pret që Shtetet e Bashkuara të marrin pjesë në sulmet ushtarake izraelite, Merz tha se “kemi folur për këtë” dhe se vendimi varet nëse regjimi iranian “është i gatshëm të kthehet” në tryezën e negociatave (POLITICO):
“Nëse jo, mund të ketë një zhvillim të mëtejshëm. Por do të duhet të presim dhe të shohim. Vendimet ndoshta do të merren në të ardhmen e afërt.”



