
Autobusi i linjës Porto Romano -Durrës është djegur plotësisht ditën e sotme.
Mësohet se nga zjarri, që dyshohet të ketë rënë për shkak të një shkëndije elektrike, ka vetëm dëme materiale.
Fatmirësisht pasagjerët dhe shoferi kanë arritur të zbresin në kohë. Ndërsa flakët kanë përfshirë autobusin duke e djegur plotësisht.
Në video dallohet shtullunga e madhe e tymit që ka përfshirë të gjithë zonën përreth.
Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.
Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka ansjë person të lënduar .
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



