BotaLajme

Merkeli dhe Macroni: Pandemia nuk ka përfunduar

“Të mos sillemi sikur ka marrë fund pandemie”- ka qenë mesazhi i përbashkët i kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron drejtuar publikut europian. Shqetësimi kryesor i dy liderëve më të rëndësishëm të BE është varianti indian “delta” i koronavirusit që është përhapur së tepërmi në Mbretërinë e Bashkuar dhe është regjistruar në pjesën më të madhe të kontinentit.

“Gjermania dhe Franca kanë vendosur shtimin e masave anti-COVID dhe kufizimin e udhëtimeve për shkak të përhapjes së variantit indian në Mbretërinë e Bashkuar”- ka thënë Macron në deklaratën e përbashkët për shtyp nga Berlini.

Nga ana e saj, kancelarja Merkel ka këmbëngulur për rrezikun e “euforisë së tepërt” nga ana e qytetarëve të BE, duke thënë se ndonëse për shkak të vaksinimit, po përjetojmë një verë më të mirë për nga numri i infektimeve, sesa vera e vitit 2020, ende rreziku është prezent. Merkel nuk ka harruar të kritikojë edhe Hungarinë për shkak të lejimit të mbushjes plot të stadiumit të Budapestit për ndeshjet e EURO 2020: “Është bukur të shohësh stadiume me 14 mijë spektatorë si ai i Mynihut, por kur shikoj stadiume të tjera të Europës të mbushura plot, dyshoj nëse kjo është përgjigja e duhur për situatën aktuale”, ka thënë ajo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close