
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi sonte në emisionin KlanDebat ka njoftuar se është arritur marrëveshja me Aleternativën dhe se katër deputetët e saj do të mbështesin shumicën parlamentare të kryeminstrit Zoran Zaev, shkruan TOP24.
Thaçi më tej tha se Ahmeti dhe Zaev nuk e bëjnë publike sepse nuk duan të shkaktojnë tensione në prag të rrethit të dytë si dhe tha se ai nuk ka arsye të gënjejë sepse është i informuar.
Thaçi po ashtu tha se ai takohet me Ali Ahmetin dhe se Ahmeti e informon për gjithëçka duke lënë të kuptohet se ai merr direktiva për veprimin e tij politik edhe më tej në skenën politike shqiptare.TOP24