LajmeMaqedoniTopLajm

Menduh Thaçi më në fund mban fjalën, kalon në grupin parlamentarë te Bilall Kasami

Në një muaj e gjysmë pas konstituimit të Kuvendit dhe një javë pasi u formuan grupet e deputetëve, deputetët nga Lëvizja Besa vendosën që në të ardhmen në Kuvend të veprojë në mënyrë të pavarur.

Besa ka katër deputetë që i mori me lista të përbashkëta me LSDM-në.

Kjo lëvizje e deputëve habiti opinionin publik në Maqedoni dhe u pa si ndarje nga LSDM-ja.

“Vendimi që partneri ynë Besa të veprojë në mënyrë të pavarur në suaza të Parlamentit, është i përbashkët, për shkak të funksionimit më të mirë dhe më efikas të shumicës”, tha Kostadin Kostadinov nga LSDM-ja.

Por Kostadin Kostadinov nga LSDM ka theksuar se vendimin e këtillë e kanë sjellë bashkërisht.

Por çka fshihet nga kjo ndarje?
Burime të portalit “tetova1” theksojn se së shpejti Lëvizja Besa dhe PDSH pritet që ti bashkojn forcat dhe të krijojn grupin e tyre parlamentar.

Kush për krijim të grupit parlamentar është që të ketë 5 deputet, prandaj Menduh Thaçi pritet tu bashkohet 4 deputetëve të Lëvizjes Besa dhe së bashku me Bilal Kasami, Kastriot Rexhepi, Fadil Zendeli dhe Bastri Bajramin të krijojn grup të përbashkët parlamentar. /tetova1/

Related Articles

Back to top button
Close
Close