LajmeMaqedoniTopLajm

QEVERIA: MËSIM ME PREZENCË FIZIKE NË 169 SHKOLLA FILLORE DHE 4 TË MESME

Fëmijët me nevoja të posaçme arsimore do të mund ta ndjekin mësimin me prezencë fizike, me kusht që të realizohet me numër më të vogël fëmijësh në ndërrime të ndryshme, me respektimin e plotë të protokolleve të MASH-it – ka vendosur Qeveria në seancën e së Martës. Nga Qeveria thonë se shkollat që kanë akomodim internati t`i përfshijnë vetëm nxënësit e tyre, ku në një dhomë dykrevatëshe mund të akomodohet vetëm një person, kurse në dhomat me mbi dy krevate mund të akomodohen maksimum dy persona.

Gjithashtu është miratuar edhe Raporti për Punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të dorëzuara nga themeluesit e shkollave për organizimin e mësimit me prezencë fizike.

“Komisioni rekomandon pajtimin që 169 shkolla të organizojnë mësimin me prezencë fizike, prej të cilëve; 6 Shkolla Shtetërore për fëmijë me nevoja të posaçme arsimore, 1 shkollë e mesme private me leje për mësim eksperimental në arsimin fillor, 15 shkolla fillore qendrore, 147 shkolla fillore rajonale. Kushtet nuk i plotësojnë 32 shkolla fillore komunale, 11 shkolla fillore rajonale dhe 2 shkolla private” – thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Lidhur me Shkollat e Mesme, ishin dorëzuar 66 kërkesa për mësim me prezencë fizike, ku Komisioni ka dhënë leje për 4 shkolla; 2 Shkolla shtetërore për fëmijë me nevoja të posaçme arsimore, 1 shkollë të mesme private, 1 shkollë të mesme komunale. Leje të pjesërishme për realizimin e lëndëve profesionale dhe mësimit praktik ka marrë 10 shkolla (5 artistike, 5 shkolla komunale dhe 1 shkollë shtetërore – Akademi Sporti)./KlanMacedonia

Related Articles

Back to top button
Close
Close