LajmeRajonTopLajm

Me urdhër të SPAK, arrestohet ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë të bashkisë Durrës

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

 

Burime shumë të sigurta të gazetares së TCH Anila Hoxha bëjnë me dije se janë lëshuar gjithsej 10 masa arrest me burg për punonjës dhe ish-punonjësit e kësaj bashkie. Urdhër arrestet e SPAK që po zbatohen aktualisht, 7 arrest me burg dhe tre arrest shtëpie, janë pranuar nga Gjykata.

 

Vetëm katër ditë më parë, Vangjush Dako u thirr në dyert e SPAK ku u pyet rreth katër orë. Dyshohet se çështja ka të bëjë me një ndërtim që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti.

Burimet e Anila Hoxhës thonë se dhënie e lejes së ndërtimit për një pallat, ku për 11 kate leja nuk u zbardh, çoi në pranga Dakon. Ndërtuesi vijoi punën dhe ndërtoi edhe katër kate të tjer, pas këtij momenti u zbardh leja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 29 nëntorit.

Episodi i dytë referuar një kallëzimi të KLSH për blerjen e projektit “promenada bregdetare” dyshohet se i shkaktoi shtetit dëmin prej 180 milionë lekë të vjetra.

Related Articles

Back to top button
Close
Close