Bota

Me kërcënimin se do u ngjiste koronavirusin, një person arrin të vjedhë një bankë

“Ndaloni të gjithë ose do t’ju infektoj”, duket se kjo është mënyra si grabitësit vjedhin gjatë pandemisë.

Për të vjedhur para nga një bankë, një grabitës në Torino nuk përdori një armë, por kollën dhe kërcënimin e transmetimit të Covid-19 te të gjithë të pranishmit.

Ngjarja ndodhi në një bankë në Bologna të Italisë.

Me një maskë latex në fytyrën e tij dhe me një shkop ortopedik, burri 62-vjeçar arriti të merrte 4200 euro, duke kërcënuar punonjësit që t’i infektonte me koronavirus.

Pastaj ai detyroi një punonjës të bankës ta ndiqte, në mënyrë që të mos e kapnin.

Falë përshkrimit të bërë nga dëshmitarët, policia arriti të identifikonte grabitësin.

Në shtëpinë e grabitësit, i cili u arrestua, u gjetën mallrat e vjedhura, një armë lodër, dy palë pranga dhe rrobat e veshura gjatë grabitjes në bankë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close