MaqedoniTopLajm

Më informuan se “Dhoma publike” është mbyllur, por kujdes se ka edhe grup tjetër, deklaroi ministri Spasovski

Oliver Spasovski, ministri i punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut njoftoi se është mbyllur grupi “Dhoma publike” në rrjetin social Telegram, transmeton Portalb.mk.

“Nga Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale më informuan se grupi “Dhoma Publike” është e mbyllur. Përshëndesim këtë hap të platformës Telegram”, njoftoi Spasovski.

Ai premtoi që do të dënohen gjithë personat që e kanë shkelur ligjin, duke sqaruar se janë duke dokumentuar rastet.

“Bëj thirrje për kujdes, pasi në platformën Telegram ka edhe grup tjetër të ngjashëm, do të veprojmë edhe për anëtarët e kësaj grupe”, paralajmëroi Spasovski, duke theksuar se të gjithë që do të shkelin ligjin do të mbajnë përgjegjësi.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut sot janë arrestuar katër persona në lidhje me rastin “Dhoma publike”, një grup në rrjetin social “Telegram” në të cilin shpërndahen fotografi private dhe eksplicite të vajzave dhe grave të Maqedonisë së Veriut. Një grup i tillë u paraqit para një viti, por rasti është pluhurosur në Prokurori pasi që ende është në fazë parahetimore.

Në lidhje me rastin, presidenti, kryeministri, e ministri i Punëve të Brendshme sot kanë reaguar me tone të ashpra për rishfaqjen e “Dhomës publike”. Gjatë ditës ishin arrestuar dy të dyshuarit e parë të rastit.

Kryeministri Zoran Zaev, njoftoi se Qeveria ka dërguar kërkesë kategorike deri te “Telegram” që ta fshijë grupin “Dhoma publike”, në të kundërtën do të marrin masa për bllokimin e këtij rrjeti social në vendin tonë.

“Do t’i ndërmarrim të gjitha masat e domosdoshme që të ju mbrojmë dhe t’i ndëshkojmë kryerësit e këtyre veprave të tmerrshme”, shkruan kryeministri duket dërguar mbështetje për të gjithë ata që kanë treguar solidaritet dhe e kanë dënuar këtë akt.

Edhe presidenti Stevo Pendarovski ka reaguar me tone të ashpra për rastin “Dhoma publike”, Ai kërkon që organet e shtetit ta hulumtojnë rastin dhe t’i ndëshkojnë përfaqësuesit.

Dënime të larta, por s’ka kush t’i shqiptojë

Kodi Penal parashikon dënime me burg për veprat që lidhen me prodhimin dhe shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve. Dënimet varrojnë nga pesë deri në tetë vjet.

Në nenin 193-a thuhet:

(1) Një person që prodhon pornografi të fëmijëve për qëllimin e shpërndarjes së tij ose e transmeton ose e ofron atë, ose ndryshe e vë në dispozicion pornografinë e fëmijëve, dënohet me burgim së paku pesë vjet.
(2) Personi që blen pornografi të fëmijëve për veten e tij ose për një tjetër ose posedon pornografi për fëmijë, dënohet me burgim nga pesë deri në tetë vjet.
(3) Nëse vepra penale nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni është kryer përmes një sistemi kompjuterik ose mjeteve të tjera masive, kryerësi dënohet me burgim së paku tetë vjet.
Derisa Ministria e Punëve të Brendshme po punon në pastrimin e rastit me riaktivizimin e grupit “Dhoma publike”. E njëjta situatë ndodhi para 1 viti, por Prokuroria ende nuk e ka pastruar, madje ende është në procedurë parahetuese, që sipas ekspertëve, është zgjatur shumë dhe për atë tani dalin grupe të tilla, pasi që askush nuk i ndëshkon.

Grupi asokohe ka pasur rreth 8.000 anëtarë, ndërkaq në të janë shpërndarë rreth 800 video dhe fotografi private. Policia asokohe i ftonte në bisedë informative vetëm ata të cilët kanë shpërndarë përmbajtje, dhe jo të gjithë anëtarët, por rasti ende nuk është zbardhur.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut tha se qëndrimi i Prokurorisë është skandaloz dhe kërkoi që menjëherë dhe plotësisht të pastrojë rastin.

“Ne konsiderojmë se qëndrimi i Prokurorisë Publike është skandaloz dhe i papranueshëm, nga e cila pritet ta procedojë rastin në mënyrë që ta provojë fajësinë dhe t’i sanksionojë krijuesit dhe pjesëmarrësit në një formë kaq serioze të ngacmimit seksual të vajzave, shumë prej të cilave janë të mitura”, vlerësojnë nga Komiteti.

Kritika për Prokurorinë ka edhe ish kryetari i Gjykatës Supreme, Dane Iliev, i cili thotë se shumë është zgjatur procedura parahetimore për rastin në fjalë.

“Absolutisht tokë e frytshme për formimin e këtyre grupeve është se janë lënë anash masat paraprake për sanksionim të personave të tillë të cilët hapin këso grupe. Duhet që të jetë prioritet, pasi që bëhet fjalë për rrjete sociale të cilat masivisht vizitohen. Pasojat janë të paparashikueshme për atë parahetimet duhet të jenë reale, të shpejta dhe të ndërmerret sanksionim ndaj personave të tillë. Anulohen punët dhe vendosen në sirtarë”, tha Iliev.

Aktivitetet e këtij grupi, i cili i risolli pas një viti kanë shkaktuar shqetësime të mëdha në mjedisin shoqëror, ende më shumë te prindërit, e mos të flasim për viktimat.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close