LajmeShowbizSport

“Më dhemb” – Shkurte Fejza e mërzitur pasi “Mora fjalë” ndalohet të këndohet në stadium

Kënga “Mora Fjalë”, e cila mori përmasa të mëdha në zemrat e të gjithë tifozëve shqiptarë pas kualifikimit historik të Shqipërisë në Europinin e Gjermanisë, është ndaluar që të këndohet sërish në stadium.

Në prag të sfidave me Republikën Çeke dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve, kënga e artistet Shkurte Fejza nuk u hap në ambientet e “Arenës Kombëtare”, teksa Tifozët Kuq e Zi u shprehën se u ishte komunikuar që mos ta këndonin.

E ftuar në “Shqipëria Live”, artistja e njohur e quajti këtë vendim të pakuptimtë, pasi qëllimi i asaj kënge është për një figurë historike për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Unë jam ndier shumë e nderuar që më kanë ftuar të këndoj në stadium dhe ka qenë një përjetim i jashtëzakonshëm. Por kënga që është e ndaluar ose e mohuar, për mua është diçka e pakuptimtë. Më dhemb sepse kjo këngë është për një figurë të shenjët që ka Kosova dhe konsiderohet një figurë e shenjtë dhe për Shqipërinë. Kjo këngë mori përmasa nga stadiumi”, tha artistja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close