LajmeRajon

Më 27 prill mbyllet një pjesë e autostradave ‘’Dr. Ibrahim Rugova’’ e ‘’Arben Xhaferi’’

Një pjesë e autostradës ‘’Dr Ibrahim Rugova’’ dhe ‘’Abër Xhaferi’’ do të jetë e mbyllur të dielën.Kjo për faktin se do të mbahet Garat e Çiklizmit “Kupa e Kosovës”.

Policia e Kosovës njofton se gara do të mbahet nga ora 10:30 deri në ora 15:00, ku rruga që lidh Trudën me Hanin e Elezit do të jetë e mbyllur për pjesëmarrësit në trafik, përfshirë segmentin nga hyrja-dalja në Trudë deri në Hanin e Elezit.

Për të shmangur vonesa dhe për të siguruar udhëtimin pa pengesa, autoritetet kërkojnë nga qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative gjatë periudhës së mbylljes së këtyre rrugëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close