KulturëLajme

Më 19 prill 1824 ndërroi jetë, Lord Bajroni, 36 vjeç

Më 19 prill 1824 ndërron jetë në moshën 36-vjeçare Xhorxh Gordon Bajron i njohur ndryshe si Lord Bajron.

Vizitoi Shqipërinë në vitin 1809, ndër të tjera edhe Pashallëkun e Janinës.

Përshtypjet që i la Shqipëria dhe shqiptarët Bajroni i hodhi mjeshtërisht në letër, në formën e vargjeve në poemën e tij të famshme “Shtegtimet e Child Harold” e cila përbehet nga 4 këngë.

Poeti filloi ta shkruante atë në Janinë më 1809 dhe e përfundoi në Itali më 1818. Bajroni do të bëhej një nga “dallëndyshet” e para të udhëtarëve anglezë që vizituan Shqipërinë.

Pas botimit të veprave të tij numri i udhëtarëve si dhe i autorëve që shkruan për Shqipërinë dhe shqiptarët u shtua shumë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close