LajmeRajonTopLajm

Më 1 mars protestë në Hagë: “Nuk kemi heronj për të sakrifikuar”

Me iniciativë të disa bashkatdhetarëve që jetojnë e veprojnë në vende të ndryshme të Evropës, do të mbahet protestë kundër, sipas tyre, gjykimit të heronjve të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Ne nuk kemi heronj për të sakrifikuar, prandaj më 1 mars protestojmë në Hagë. Të protestojmë kundër kësaj padrejtësie speciale ndaj UÇK-së. Le t’i tregojmë botës që s’kemi asgjë më të shtrenjtë se UÇK-në dhe lirinë. Le të protestojmë të bashkuar për të vërtetën dhe drejtësinë!”, thuhet në thirrjen e protestës.

“Shqiptarë, kudo që jeni, bashkohuni për të protestuar! Gjykimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, fillon më 1 mars 2023. Ne nuk kemi heronj për të sakrifikuar, prandaj më 1 mars protestojmë në Hagë. Të protestojmë kundër kësaj padrejtësie speciale ndaj UÇK-së.

Le t’i tregojmë botës që s’kemi asgjë më të shtrenjtë se UÇK-në dhe lirinë. Le të protestojmë të bashkuar për të vërtetën dhe drejtësinë! Diasporë, ju që asnjëherë nuk kursyet për Atdheun, bashkohuni dhe ejani më 1 mars 2023, nga 09:00 h – 12:00 h, për të protestuar në rrugën “Laan van Reagan en Gorbatsjov”, Den Haag, Niederlande. Protestoni për UÇK-në, për ata që i mbrojtën familjet dhe popullin tonë!”, thuhet në ftesën për protestë.

Image

Related Articles

Back to top button
Close
Close