BotaLajme

Mbreti Charles III anulon angazhimet zyrtare

Mbreti Charles ka anuluar angazhimet për shkak të “efekteve të përkohshme anësore” nga trajtimi ndaj kancerit. Buckingham Palace tha pas trajtimit mjekësor dhe të vazhdueshëm për kancerin”, Mbreti “përjetoi efekte anësore ndaj ai u shtrua në spital për një periudhë të shkurtër.

“Ai tani është duke vepruar sipas këshillave mjekësore, programi i axhendës do të riplanifikohet. Madhëria e tij dëshiron t’u kërkojë falje të gjithë atyre që mund të jenë  zhgënjyer si rezultat i këtij vendimi”, tha zëdhënësi i pallatit mbretëror.

Charles do të udhëtonte në Birmingham për një sërë aktivitetesh dhe takimesh, por kjo tani është shtyrë pasi mjekët  kanë këshilluar që t’i japin përparësi rikuperimit të tij të vazhdueshëm. Një zëdhënës i Pallatit Buckingham konfirmoi se Mbreti tani është kthyer në Clarence House, rezidencën e tij në Londër, pas vizitës në spital.

Pallati mbretëror ka bërë të ditur gjithashtu se ai do të kthehet në punë normalisht javën e ardhshme dhe se efektet anësore pas trajtimit për kancer  nuk do të  kenë ndonjë efekt në vizitën e ardhshme shtetërore në Itali.

Mbreti e bëri publike sëmundjen e tij në Shkurt 2024 ku konfirmoi se ishte diagnostikuar me kancer dhe po fillonte trajtimin. Diagnoza erdhi si një tronditje për mbarë botën në më pak se 18 muaj qëkur ai u shpall mbret. Megjithatë, ndihmësit mbretërorë kanë qenë optimistë për shëndetin e tij. Sëmundja e mbretit ka përkuar me atë të Princeshës Kate e cili gjithashtu i është nënshtruar trajtimit për kancer

Related Articles

Back to top button
Close
Close